Lulaj: Zhvillimi i turizmit kërkon vizion dhe strategji afatgjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 21:19
Sipërmarrësi Besmir Lulaj ishte i ftuar në studion e Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga Sonila Musai, ku ndau pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e turizmit dhe sfidat për të ardhmen.
Gjatë fjalës së tij, Lulaj theksoi nevojën për një qasje më të fokusuar dhe strategjike në ndërtimin e një produkti turistik konkurrues në rajon.
Ai u shpreh se vëmendja nuk duhet të mbetet te konsumi i brendshëm apo krahasimet mes vetë shqiptarëve, por te krijimi i një oferte të mirëfilltë që tërheq turistë në nivel ndërkombëtar.
Sipas tij, vendi ynë duhet të angazhohet seriozisht në ndërtimin e një alternative turistike të qëndrueshme dhe cilësore, e cila të jetë konkurruese .
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
