Lleshi: Faza përgatitore para sezonit, kyç për suksesin e turizmit
Besmir Lleshi, menaxher i njohur ishte i ftuar në studion e Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli mbi zhvillimin e turizmit dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm.
Gjatë fjalës së tij Lleshi u shpreh se turistët modernë kanë pritshmëri të ndryshme dhe kërkojnë përvoja të shumëfishta duke përfshirë malet, detin dhe aktivitetet lokale.
Sipas tij, ky diversitet kërkon që bizneset turistike të mendojnë mirë se çfarë ofrojnë dhe si mund të dallohen nga konkurrenca.
Ai nënvizoi se faza përgatitore para fillimit të sezonit është kyçe për çdo biznes turistik, pasi vendimet dhe investimet që bëhen tani do të ndikojnë direkt në përvojën që i ofrohet klientit dhe në suksesin e sezonit turistik.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
