Lleshi: Largimi i të rinjve sfidë kombëtare, Shqipëria ofron mundësi
Menaxheri i njohur Besmir Lleshi ishte i ftuar në studion e Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai.
Gjatë fjalës së tij, Lleshi u ndal tek largimi i të rinjve nga vendi, duke u shprehur se shumë prej tyre zgjedhin të punojnë në vendet e Bashkimit Evropian si punëtorë të shtresës së dytë ose të tretë, në vend që të zhvillojnë karrierën e tyre në Shqipëri.
Ai theksoi se bizneset shqiptare ofrojnë mundësi reale për rritje profesionale, zhvillim personal dhe avancim në pagë, duke i lejuar të rinjtë të evoluojnë në çdo aspekt të karrierës.
Lleshi e konsideroi këtë një çështje me karakter kombëtar, që sipas tij duhet të trajtohet urgjentisht, duke krijuar politika dhe strategji që të mbajnë të rinjtë në vend.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
