Lorja: Durrësi tërheq më shumë turistë për çmimet dhe ofertën e argëtimit

Sipërmarrësi Ervis Lorja ishte i ftuar në Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për zhvillimin e turizmit dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm në zonën e Durrës.

Në fjalën e tij, Lorja u shpreh se Durrësi ka pësuar rritje të ndjeshme të numrit të turistëve çdo vit.

Ai tha gjithashtu se oferta turistike në Durrës ka evoluar duke përfshirë aktivitete të ndryshme, nga udhëtimet me motorë dhe me kuaj, deri te opsione të tjera rekreative, që i lejojnë vizitorët të qëndrojnë disa ditë ose më shumë duke shijuar një eksperiencë të plotë dhe të larmishme.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”