Lulaj: Shqipëria duhet të përgatitet për turizëm elitar
Sipërmarrësi Besmir Lulaj, ishte i ftuar në studion e Ora News, në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, i cili ndau pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e turizmit dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Gjatë intervistës, Lulaj u ndal te profili i turistëve që vizitojnë vendin, duke theksuar se sfida nuk qëndron vetëm te dëshira për të tërhequr turistë me të ardhura të larta, por te gatishmëria reale e vendit për t’i pritur ata.
Ai ngriti pyetjen nëse Shqipëria disponon standardet dhe kushtet e nevojshme për të mirëpritur turizmin elitar ku u shpreh se zhvillimi i këtij segmenti kërkon më shumë sesa struktura akomoduese cilësore.
Sipërmarrësi theksoi nevojën për një infrastrukturë të plotë dhe funksionale në nivel kombëtar, si dhe për një strategji të mirëfilltë shtetërore që synon ndërtimin e një imazhi të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregun ndërkombëtar.
NDIQNI EMIISONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”
