Elbasan, konflikt me armë, plagoset 30-vjeçari dhe një kalimtare

Dy persona mbetën të plagosur këtë pasdite me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në zonën e Namazgjasë, afër qendrës së qytetit.Dy persona, të identifikuar si Florenc Lamçe, 22 vjeç, dhe Ermir Kuruni, 30 vjeç janë grindur me njëri tjetrin. Në këtë moment, 22-vjeçari, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar mbi Kurunin. Si pasojë e të shtënave ka mbetur gjithashtu  e plagosur edhe një kalimtare e rastit, 55 vjeçarja, Fiqirete Manushi.Policia ende nuk ka motivet e ngjarjes, ndërsa autori i plagosjes mësohet se ka patur edhe preçedentë të tjerë penal. Po punohet për arrestimin e autorit të ngjarjes.