EMRI/ Emërohet administratori i ri i OSHEE-së, ja kush do zëvendësojë Enea Karakaçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 20:28
Është emëruar administratori i ri i OSHEE-së.
Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i cili zëvendëson Enea Karakaçin.
Karakaçi u largua nga drejtimi i OSHEE-së pasi mori postin e ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Emërimi i Himës është bërë sot dhe shënon një ndryshim në drejtimin e një prej institucioneve kryesore në sektorin energjetik në vend.
