DETAJE PËR KRIMIN BASHKËSHORTOR NË FIER/ Para 4 ditësh policia kishte ndërhyrë mes çiftit, 80-vjeçari para 1 dekade kishte tentuar të...


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot mesditën në fshatin Kuman të Roskovecit, ku një burrë 80-vjeçar, Shefit Rrapaj, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapaj, dhe më pas ka vrarë veten.

Çifti jetonte në këtë zonë rreth 20 vjet dhe kishte 9 fëmijë, shumica prej të cilëve janë në emigracion.

Vetëm njëri prej djemve jetonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen.

Burime nga fshati thonë se në familje kanë pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa katër ditë më parë policia kishte ndërhyrë për të sqaruar mosmarrëveshjet.

Rreth 10 vjet më parë, i moshuari kishte tentuar të vetëvritej.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

DETAJE PËR KRIMIN BASHKËSHORTOR NË FIER/ Para 4 ditësh