FOTO-LAJMI/ Ngjarja e rëndë, ky është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën sot në Fier, mister rrethanat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 16:56
Pamjet që shikoni më poshtë janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e kësaj të marte në Roskovec të Fierit ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij 75-vjeçare Dashuri Rrapaj dhe më pas vrau veten.
Sic mund të shihet dhe nga pamjet forca të shumta policie, familjarë dhe banorë të zonës kanë rrethuar banesën ku ndodhi krimi.
Ende nuk ka informacione zyrtare për dinamikën dhe motivet e këtij krimi të rëndë mes të moshuarve, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin.

Ne foto: Shefit Rrapaj dhe Dashuri Rrapaj
