OJQ-të vetëm në letër/Marku denoncon mungesën e mbrojtjes reale për viktimat e dh*nës
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 20:15
Avokatja Aurora Marku, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me funksionimin e organizatave joqeveritare në Shqipëri në raport me rastet e dhunës.
Gjatë fjalës së saj, Marku u shpreh se, pavarësisht numrit të konsiderueshëm të OJQ-ve që operojnë në vend, në praktikë ato nuk funksionojnë siç duhet për të mbrojtur viktimat.
Sipas saj, në shumë raste këto organizata i regjistrojnë personat sikur i kanë marrë në mbrojtje, ndërkohë që në realitet viktimat vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, pa mbështetjen e nevojshme dhe pa u larguar nga situatat e rrezikshme.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":
