Aksion i madh pastrimi në Pogradec para sezonit turistik,/ Fokus te aksi Qafë Thanë–Pogradec

Në prag të sezonit të ri turistik në Pogradec është ndërmarrë një aksion i madh pastrimi. Pjesë e tij ishin ndërmarrje në varësi të bashkisë Pogradec, kompani private si dhe nxënës të shkollave të qytetit.

Aksioni ka nisur që në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, si pjesa prezantuese hyrëse për turistët e huaj, ka vijuar përgjatë gjithë aksit nacional Qafë Thanë Pogradec si dhe në bregun e liqenit të qytetit.

Aksionet e pastrimit sipas Zikos do të vijojnë edhe në një fazë të dytë në mënyrë që gjithçka të jetë gati për sezonin turistik ndërsa apeloi që qytetarët të nos hedhin mbetje urbane në mënyrë të parregullt.

Ndotja më e madhe është konstatuar përgjatë aksit nacional Qafë Thanë-Pogradec 22 km i gjatë, ndotje e cila shkaktohet më së shumti nga drejtuesit e automjeteve që i hedhin mbetjet pas konsumit nga xhamat e makinave.