VIDEO/ Aksident në aksin Fier, "Benzi" përplaset me "Dum-dum"-in, dy shoferët në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Lushnje, ku janë përplasur dy automjete, një “Benz” dhe një kamionçinë.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Trafiku në zonë është ngadalësuar përkohësisht.