Konfliktet për pronën shkak për dh*në/ Meta: Fenomen në rritje dhe pa zgjidhje

Avokatja Sabina Meta, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka ngritur shqetësimin për një prirje në rritje të rasteve të dhunës në familje të lidhura me konfliktet për pronësinë.

Gjatë fjalës së saj, Meta theksoi se kohët e fundit një nga shkaqet kryesore të përplasjeve brenda familjes janë pikërisht çështjet e pronës, të cilat shpesh përshkallëzohen në dhunë.

Sipas saj, ky fenomen është bërë mjaft i përhapur dhe problematik, ndërsa mungesa e mirëkuptimit mes palëve e bën të vështirë zgjidhjen e konflikteve përmes marrëveshjeve.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":