Dh*na në rritje alarmante/ Marku: Mbi 200 urdhra mbrojtjeje vetëm në Tiranë në 3 muajt e parë të 2026

Avokatja Aurora Marku, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të dhunës, duke theksuar se fenomeni mbetet alarmant në vend.

Gjatë fjalës së saj, Marku u shpreh se është vënë re një rritje e numrit të personave që bëjnë kallëzim për dhunën, por theksoi se ende ka shumë raste që nuk raportohen pranë autoriteteve.

Sipas saj, të dhënat për tre muajt e parë të vitit 2026 janë shqetësuese në shkallë vendi.

Vetëm në Tiranë janë regjistruar mbi 200 raste për urdhra mbrojtjeje, një tregues i qartë i përmasave të fenomenit.

Avokatja apeloi për më shumë ndërgjegjësim dhe mbështetje ndaj viktimave, duke theksuar rëndësinë e denoncimit të çdo rasti dhune për të parandaluar përshkallëzimin e situatave.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":