EMRAT+FOTO/ DY VIKTIMA NË FIER! Burri vr*t Dashurinë e më pas...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 15:30
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Sipas të dhënave të para, ai ka përdorur një armë gjahu dhe gjithçka ka ndodhur brenda banesës së tyre.
Burimet për OraNews bëjnë me dije se çifti ishin rreth të 80-va dhe është arritur identifikimi i tyre.
Çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Shefit Rrapaj dhe Dashuri Rrapaj.

Arsyet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të kuptuar çfarë ka ndodhur.
Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa priten më shumë informacione.

