Marku: Urdhrat e mbrojtjes nuk garantojnë siguri
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 20:24
Avokatja Aurora Marku, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka ngritur një alarm të fortë mbi efektivitetin e urdhrave të mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.
Gjatë fjalës së saj, Marku u shpreh se urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk ofrojnë sigurinë e nevojshme për viktimat.
Sipas saj, në momentin që një person pajiset me këtë urdhër, ai sërish mbetet i rrezikuar, sidomos në rastet kur ndodhet pranë dhunuesit ose nuk ka një mbrojtje reale fizike teksa theksoi se një pjesë e konsiderueshme e rasteve tragjike, përfshirë edhe vrasjet e viktimave të dhunës, kanë ndodhur pikërisht ndaj personave që kishin ose kishin pasur më parë një urdhër mbrojtjeje.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":
