Psikologia Caka: Çdo konflikt në familje lë plagë të thella tek fëmijët
Psikologia Loreta Caka, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ka folur për pasojat e dhunës dhe konflikteve në familje, duke theksuar ndikimin e tyre të thellë mbi fëmijët.
Sipas Cakës, çdo problem që nuk zgjidhet në mënyrë të shëndetshme brenda familjes mund të ketë pasoja negative për fëmijët.
Ajo shtoi se kur një fëmijë dëgjon fjalë të këqija për njërin nga prindërit ose është i ekspozuar ndaj konflikteve të vazhdueshme, kjo formësohet në sjelljet dhe perceptimet e tij.
“Një fëmijë që rritet në një ambient ku flitet keq për prindërit ose ka tension të vazhdueshëm, do ta mbajë këtë frymë me vete dhe mund të ndikojë te mënyra se si ai krijon marrëdhënie në të ardhmen dhe te jeta e tij private,” tha Caka në fjalën e saj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR":
