VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (24 - 25 Mars 2026)

Njihemi me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Veriu dhe veriperëndimi me reshje shiu dhe stuhi; Europa Lindore me dëborë; pjesa tjetër me kthjellime dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb,vendi paraqitet me Kthjellime dhe vranësira; reshje të pakta në jug dhe juglindje, përmirësim në mbrëmje. Temperaturat: luhaten 0°C – 19°C Era: fryn deri 40 km/h (Verilindje) ,Dallgëzimi: mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, gadishulli Skandinav dhe Alpet me reshje shiu e dëbore dhe erë të fortë; pjesa tjetër me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb,pritet Mot kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta; pa reshje. Temperaturat: luhaten 1°C – 20°C , Era: fryn deri 35 km/h (Veriperëndim), Dallgëzimi: 2 ballë