Krimi brenda familjes në Roskovec/ E motra e viktimës 75-vjeçare dërgohet në Urgjencë, të afërmit e zonës japin dëshmitë lidhur me çiftin

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari, Shefit Rrapaj vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas i dha fund jetës.

Krimi brenda familjes në Roskovec/ E motra e viktimës

Situata në banesën e çiftit mbeti e tensionuar gjatë nxjerrjes së trupave, për shkak të reagimeve të familjarëve të viktimës.

Mësohet se motra e Dashurisë u transportua me urgjencë në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Banorët dhe të afërmit tregojnë se çifti nuk kishte probleme me fqinjët dhe ishte i respektuar në zonë.

Megjithatë, disa banorë thonë se konflikti mund të ketë lindur pas ardhjes së njërit prej fëmijëve nga Greqia. Policia kishte regjistruar një mosmarrëveshje familjare mes çiftit vetëm tre ditë më parë.

Çifti jetonte në këtë zonë prej mbi 20 vitesh dhe kishin 9 fëmijë, shumica në emigracion.

Tanimë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.