Koha për një kafe me Taylor Lautner !
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2013, 13:15
Çifti i cili mendohet se kanë nisur një lidhje sekrete së bashku Taylor Lautner dhe Marie Avgeropoulos , kanë shfrytëzuar një pjesë të pushimit, gjatë xhirimit të filmit për të pirë një kafe së bashku.
Taylor dhe 27-vjeçarja kanë kaluar 2 orë me njëri-tjetrin dhe dukeshin në humor gjatë kthimit.
Në një intervistë Taylor është shprehur se " heroina e filmit", aktorja Marie e tërheq shumë por janë vetëm kolegë.
Asnjëri nga aktorët nuk ka pranuar se ka nisur një lidhje, por ajo që fotografitë tregojnë dhe koha e shumtë që kalojnë së bashku dëshmon të kundërtën.