Publikohen foto të hotelit ku qëndroi Amanda Bynes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2013, 11:40
Amanda Bynes, e lakuar shume për problemet e saj psikologjike kohët e fundit ka blerë një shtëpi e cila ka kushtuar disa mijëra dollarë në veri të Los Angelos së bashku me prindërit e saj, për të kaluar një periudhë qetësie.
Gjatë rrugës familja ka ndaluar në një hotel në Manhatan. Pasi u larguan, fotografët arritën të futeshin në hotel dhe të fotografonin gjendjen e dhomës së aktores në të cilën shfaqej dukshëm mungesa e higjenës.
Pas daljes nga hoteli prindërit dhe aktorja morën nje taksi për të shkuar nga New Yourk në Los Angelos, rruga me të cilën i kushtoi shtrenjtë. Gjatë periudhës së pushimit , Amanda do vazhdojë të bëjë kontrollet e shpeshta në spital të cilat deri tani i kanë kushtuar 63.000$.

