Rita Ora gjen kohë edhe për familjen
22-vjeçarja me origjinë shqiptare Rita Ora, pas pushimeve në Barcelonë me të dashurin e saj Calvin Harris, më në fund ka gjetur kohë dhe për familjen.Ajo u fotografua duke shkuar dorë për dore me nënën e saj në një lokal në perëndim të Londrës.
Rita ishte veshur me një bluzë dhe fund bardhë e zi në një stil tërësisht të sajin. Ato qëndruar për disa orë nën shoqërinë e njëra tjetrës dhe duket se ja kaluan vërtet shumë mirë.
Në një intervistë që këngëtarja dha në Gjermani shpjegoi në mënyrë të detajuar jetën e vështirë që kishte pasur kur u shpërngul nga Kosova në Londër.
Gjatë atyre viteve nëna e saj punonte i pastruese dhe në darkë ndiqte shkollën për infermieri ndërsa babai nuk ndodhej kurre në shtëpi ai bënte mbi dy punë dhe nuk bëri pushime derisa kurseu mjaftueshëm për të hapur klubin e tij.
Rita u pyet dhe se çfarë mendonte familja për jetën e saj të re. Ku ajo u shpreh me krenari se të gjithë e kishin mbështetur që në fillim por nënaa e saj e kritikon shpesh për veshjet e hapura në skenë duke e bërë të mendohet dy herë përpara se të veshë diçka.
