Tina Turner jep detaje për martesën dhe jetën e re
Këngëtarja 73-vjeçare Tina Turner, pak kohë pasi është martuar ka dhënë detaje rreth dasmës së saj. Atë ditë masat e sigurisë që ishin marrë, ishin të rrepta pasi as këngëtarja as bashkëshorti i saj, nuk dëshironin që fotografët apo gazetarët të abuzonin me foto ose artikuj të ndryshëm.
Në një intervistë që ajo dha për revistën HELLO ajo dha detaje lidhur me dasmën, që e cilësoi si ditën më të lumtur të jetës së saj. Tina ishte veshur me një fustan dizenjuar nga miku i saj Giorgio Armani.
Fustani i mëndafshtë ngjyrë jeshile dhe i zi, i punuar nga kristale Swarovski bëri që këngëtarja të merrte vëmendjen e gjithë të ftuarve teksa shkonte drejt altarit. Pas 27 vitesh, Tina dhe ish kompozitori i saj Erwin më në fund kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Dhe së fundmi është mësuar se çifti është duke shijuar muajin e tyre të mjaltit në Itali.