Justin Bieber pështyn fansat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2013, 10:38
Këngëtari i njohur, Justin Bieber i cili kohët e fundit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ulur profilin e tij, është bërë përsëri pjesë e skandaleve.
Këtë herë këngëtari është fotografuar duke pështyrë mbi fansat e tij, të cilët po e prisnin jashtë hotelit.
Justin ishte me një grup shokësh kur dëgjoi turmën e fansave të thërrisnin emrin e tij, atëhëre ai mori guximin t`i përshëndëste në mënyrë miqësore dhe më pas të pështynte mbi ta.
Ata nuk ngurruan të hapnin telefonat dhe ta fotografonin për t`i postuar më pas, në rrjetet e tyre sociale.
Por kjo nuk është e para herë që Justin pështyn njerëzit. Në Ohio ai ka share Dee Jayn-n e clubit , duke e pështyrë më pas, veprim i ngjashëm që bëri edhe me një grua në nga Karolina e Veriut.