Mick Jagger feston 70-vjetorin

Mick Jagger, këngëtar udhëheqës i grupit të njohur muzikor, Rolling Stones, feston ditëlindjen e tij të 70-të.Ai është një figurë legjendare e muzikës rock and roll dhe për më tepër se 50 vite është figurë dhe zë i njohur në industrinë e muzikës në gjithë botën.Shumë vetë e konsiderojnë këngëtarin Jagger si një djalë tipik ekstravagant i muzikës "rock and roll".Ai ka jetuar një jetë të mbushur plotë me alkool, femra dhe këngë, pasi grupi Rolling Stones, prodhonte hite të njëpasnjëshme dhe ishin më të famshmit.Ndër këngët e tyre më të mira, që kanë pasur sukses në gjithë botën, janë Satisfaction, Jumpin Jack Flash, Sympathy for the Devil, dhe shumë të tjera.I lindur më 26 Korrik të vitit 1943, në Dartord të Anglisë, me emrin Michael Phillip Jagger, ai së bashku me muzikantët e tjerë Keith Richards, Bill Wyman, Brian Jones dhe Charlie Watts, në vitin 1962 e formoi grupin Rolling Stones, që është aktiv edhe në ditët e sotme.