Penelope Cruz lind vajzë

Aktorja spanjolle, Penelope Cruz e kurorëzuar disa herë për bukurinë e saj dhe e vlerësuar për aftësitë në skenë duket se më në fund solli në jetë foshnjen e dytë, gjininë e së cilës nuk ka dashur ta bëjë publike deri në momentin që do të lindte.photo_1374607172304-1-HD.jpg39-vjeçarja ishte shtruar të hënën në një spital në Madrid pasi nuk ndjehej mirë dhe po të njëjtën ditë e ka lindur foshnjën.As aktorja as bashkëshorti i saj Javier Bardem nuk kanë dashur të japin hollësi lidhur me lindjen e aktores. E vetmja gjë e cila është arritur të zbulohet është gjinia e fëmijës dhe thuhet se është vajzë ashtu siç çifti dëshironte. Ajo që të gjithë fansat e Penelope po presin me padurim janë intervistat që ajo do të japë kur të dalë nga marterniteti.