Nina Agdal në gjendje depresive
Ish e dashura e Adam Levine, Nina Agdal, ndodhet në një gjendje depresive pasi këngëtari e njoftoi atë për fejesën me Behati Prinsloo.
Anëtari i grupit "Maroon 5", i cili kishte bërë të ditur fejesën me bukuroshen e Victoria's Secret javën e kaluar, e la me zemër të thyer ish të dashurën e tij, e cila e mori vesh lajmin përmes një mesazhi të dërguar nga ai.
Këngëtari u takua me Nina Agdal pasi ishte ndarë nga Behati në maj të këtij viti kur i dhanë fund romancës një vjeçare. Sidoqoftë, Levine i cili ishte parë në pushime me Ninan në Los Cabos të Meksikës gjatë qershorit, shpejt u ribashkua me Behatin pasi e kuptoi se kishte ndjenja për të. 34-vjeçari nuk ka qenë aspak serioz në lidhjen e tij me bukuroshen daneze dhe vendosi të ribashkohet me Behatin.
"Ajo gjëja me Ninan nuk ishte serioze dhe aspak afatgjate. Pasi Adam ishte ndarë nga Behati, ai nuk ka mundur të ndalet së menduari për të. Ai e ka ditur se e vetmja gjë që ai donte ishte të ishte sërish me Behatin, duke mos reshtur së menduari asnjë moment për të", ka thënë një burim.
Behati Prinsloo në një interviste zbuloi së fundmi se Levine i propozoi asaj në mënyrë tradicionale, duke u gjunjëzuar.