Christina Aguilera humb 20 kg në peshë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2013, 10:45
Fituesja e katër çmimeve Grammy, këngëtarja Christina Aguilera hoqi dorë përfundimisht nga mbipesha, dhe këtë e vërtetojnë fotot e publikuara pak ditë më parë.
Kritikat e gazetarëve dhe të fansave e bënë këngëtaren ta përjetonte shumë keq këtë fakt, duke e ndihmuar t`i vinte vetes synimin, për të pasur format e dikurshme.
Ajo ju nënshtrua një diete të forte, frekuentoi shpesh yoga-n, dhe çdo ditë stërvitej me trajnerin e saj Tee Sorge.
Christina shprehet se duhet të dobësohet dhe pak, pavarësisht se ndihet shumë mirë me veten.