Fotografi: Kim të bëjë kujdes nga Kanye West, është i dhunshëm
Lajmi i shumëpërfolur rreth sjelljes agresive të Kanye West ndaj fotografit nuk na ka surprizuar, pasi mosmarrëveshjet mes tij me paparazzëve nuk janë të parat që ndodhin.
Ngjarja ndodhi javën e kaluar në aeroportin e Los Angelos, ku Kanye keqtrajtoi një ndër 4 fotografët që po e ndiqnin. Ai u shtrua menjëherë në spital, dhe pas daljes nuk ngurroi ta denonconte dhe ta padiste reperin.
Pas hetimeve të shumta krijuesi i hitit " Stronger" u shpall i pafajshëm, pasi u vërtetua se ai nuk u ndesh fizikisht me fotografin por thjesht kishte tentuar ti merrte aparatin fotografik për ti fshirë fotot. Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kanye për të dhënë intervista lidhur me ngjarjen, fotografi pranoi të intervistohej.
Pasi shpjegoi në mënyrë të hollësishme se çfarë kishte ndodhur, duke u përpjekur në shumë raste të ulte imazhin e 36 vjeçarit, ai e mbylli intervistën me një paralajmërim për të dashurën e rapperit, Kim Kardashian, duke i kërkuar të ruhej sepse pas tij mund të fshihet një person akoma dhe më i dhunshëm , i cili në një të ardhme të afërt mund të keqtrajtojë një femër.