Tony Braxton divorcohet pas 12 vitesh martesë

Krijuesja e hitit " Unbreak My heart" Toni Braxton, pas 12 vitesh martesë është divorcuar nga Keri Lewis. Çifti thuhet se është ndarë në mënyrë miqësore dhe do të vazhdojnë të takohen apo të flasin për gjithçka që ka të bëjë me dy djemtë e tyre.Kur këngëtarja u pyet për shkaqet e ndajes, ajo u shpreh se gjithë problemi qëndronte tek gjendja e pastabilizuar e saj si emocionale ashtu dhe ekonomike.Ajo ka kaluar probleme njëra pas tjetrës këto vitet e fundit. Në 2010 kur u diagnostikua me sëmundjen lupus dhe gjatë viteve, si problemet financiare ashtu dhe borxhet vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën e saj.Borxhet e Tonit variojnë nga 5 ose 10 milion  derii në 150 milion dollarë. Në vitin 2009 këngëtarja falimentoi në pjesën më të madhe të bizneseve të saj dhe në 2011 u detyrua t`i mbyllte të gjitha.