Sandra Bulock dhe George Clooney në filmin e ri "Gravity"- FOTO
Aktorët Sandra Bullock dhe George Clooney kanë nisur xhirimet e filmit të tyre më të ri i cili quhet Gravity ose e përkthyer, Graviteti. Sandra ka rolin e një austonauteje e cila humbet në hapësirë së bashku me Dr Ryan Stone, rol i cili i përket George Clooney.
Ata kalojnë shumë peripeci pasi anija e tyre kozmike përplaset me diçka të fortë dhe e dëmton duke e bërë të pashpresë situatën e krijuar. Të dy kërkojnë ndihmë nga NASA me të cilën i janë shkëputur kontaktet për orë të tëra pas dëmtimit të pajisjeve me të cilat komunikonin.
Dëshpërimisht Dr Ryan dhe Matt Koëalsky e luajtur nga Sandra përpiqen të rikthehen në bazën e tyre në Houston por nuk ja arrijnë. Por rrjedha e ngjarjeve i dërgon në një tjetër planet të cilin fillojnë ta eksplorojnë dhe përpiqen të mbijetojnë.
Aktorja shprehet se ky ishte një ndër rolet më emocionues që ajo mund të ketë luajtur dhe kjo për vetë faktin se brenda tij gjendej një ndërthurje emocionale.




