Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë

Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorjentimin e sistemit satelitor, GPS.Ndërkohë që Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11 vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vijnë në Tokë.Shpërthimet duken si njolla diellore dhe shkencëtarët thonë se do të ketë  shpërthime masive të koronës. Stuhia më e fortë gjeomagnetike diellore goditi tokën në vitin 1859 duke shkatërruar  sistemin telegrafik të komunikimit. Megjithëse jo aq të fuqishme sa ajo e vitit 1859, stuhi të tjera diellore kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, linjat telefonike, kanë prishur shërbimet satelitore dhe kanë bllokuar valët e radios.Neil Smith, thotë se stuhia mund të jetë edhe më shkatërrimtare, duke patur parasysh varësinë e botës tek rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.E gjithë vëmendja  përqendrohet kryesisht në Amerikën e Veriut. Rrjeti i energjisë elektrike, satelitët, trafiku ajror, astronautët dhe tubacionet e naftës janë tepër të prekshme nga moti i hapësirës. Smith thotë se Amerika e Veriut është veçanërisht në rrezik, për shkak të formacionit gjeologjik dhe infrastrukturës së vjetëruar.Shpërthimi masiv në koronën e Diellit lëviz nëpër sistemin diellor me shpejtësi nga 3 milionë në 5 milionë kilometra në orë, domethënë mbrin në Tokë në më pak se dy ditë.