Përmbytjet në Durrës/ Koçiu: 800 banorë të evakuuar nga përmbytjet, 300 të strehuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 22:13
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, njoftoi se rreth 300 banorë nga Durrësi, Sukthi dhe Katundi i Ri po akomodohen në strukturat pritëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe në kapacitete akomoduese private.
Sipas saj, në total janë rreth 800 banorë të evakuuar nga zonat e prekura, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve janë strehuar pranë familjarëve të tyre.
Strukturat shtetërore që ndodhen në terren prej 72 orësh, si edhe për çdo vullnetar që është angazhuar maksimalisht për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Sfida të tilla tregojnë se solidariteti dhe humanizmi janë vlera që na bëjnë më të fortë përballë forcës së natyrës,” theksoi Ministrja e Brendshme.
View this post on Instagram
