VIDEO/ ZJARR I MADH NË TIRANË! Shpërthen në flakë tregu në zonën e "5 majit"! Situata alarmante, zgjerohet perimetri i sigurisë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm.

Sipas pamjeve të siguruara për "Ora News", në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes në zonat përreth. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë informacione drejtpërdrejt nga terreni, gazetari i OraNews ka raportuar lidhur me këtë ngjarje:

Ndodhem pikërisht në zonën e ‘5 majit’ në tregun e rrobave të përdorura, ku një magazinë është përfshirë totalisht nga flakët.

Sipas pamjeve që po transmetohen, zjarri kishte 20 minuta që kishte përfshirë magazinën. Vetëm para pak minutash forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren. Në këtë treg që shiten rrobat e përdorura dhe objekte të ndryshme.

Pamjet tregojnë që e gjithë situata ka agravuar dhe përveç magazinës së madhe, rrezikohen edhe magazinat e tjera.”- raporton Vatnikaj.

.....

Tashmë është shumë pranë zjarrfikësja e tretë dhe po bëhet gati zjarrfikësja e katërt, me qëllim ndërhyrjen në zonë. Në një kapanon mjaft i madh, ku përfshin një sërë materialesh.

Pikërisht dy forca zjarrfikëse, që sapo janë afruar në kapanon. Deri në këto çaste është pikërisht autoboti me ujë që do të ndihmojë për furnizimin me ujë.

Është rrethuar me kordonë zona.”- shton me tej gazetari.