SHQIPËRIA NËN UJË/ Beqiri: Sistemit i mungon përgjegjshmëria në parandalim, është çështje e sigurisë kombëtare
Në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, juristi Evarist Beqiri u shpreh se situata të tillë me përmbytjet në Shqipëri përsëriten thuajse çdo vit dhe këto situata janë test për infrastrukturën tonë.
“Pra, nëse ti ke situata të tilla, atëherë nuk ke situata të paparashikuara, natyrisht munë ketë situata të veçanta, por ti e di se do të ketë shira në këtë periudhë.
Madje sot i kemi mundësitë edhe të parashikohen se sa dhe kur do të bien këto shira.
Por unë mendoj se sistemit i mungon përgjegjshmëria në aspektin e parandalimit, apo në aspektin e vlerësimit të risqeve.
Pra, ky nuk është një problem lokal, por i sigurisë kombëtare dhe të tillë e shikoj unë dhe duhet ndryshuar kjo qasje.
Nëse ne nuk bëjmë plane, marrim masa këtu e shikoj në aspektin e dështimit pastaj”, u shpreh ndër të tjera juristi Evarist Beqiri.
PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT”

