“5 MAJI” NË FLAKË/ Ristani: Zjarri është në kontroll, nuk ka rrezik për banesat përreth, s’ka dëme në njerëz

Kryebashkiakja në detyrë e Tiranës, Anuela Ristani ka dalë në një deklaratë për mediat nga zona e tregut të veshjeve te “Maji” ku ka folur për zjarrin e frikshëm që ka pushtuar zonën për më shumë se dy orë.

Ristani tha se: “Zjarri ka rënë fillimisht në njëri prej kapanoneve, por për shkak të përmasave të tij, ai u përhap edhe në kaparonin tjetër. Por lajmi i mirë është se nga flakët nuk ka rrezik për banesat përreth zonës dhe nuk ka dëme në njerëz”

DEKLARATAT E RISTANIT DHE KREUT TE ZJARRFIKESES