PËRMBYTET SHQIPËRIA/ Tafani: Ka abuzime me fondet! 50 mln euro në vit për kullimet, 2-3 herë më shumë se në kohën e Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 21:57
Në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, pedagogu Endri Tafani u shpreh se një ndër shkaqet është jo vetëm sjellja jonë me tokën dhe territorin, por edhe me lekët.
“Pra se si i kemi çuar ato gjasme për të rregulluar tokën. Duhet të kemi parasysh që shpenzimet që kanë qenë për bordin e kullimit që kanë qenë veprat që shërbenin për sistemimin e reshjeve gjatë qeverisjes së Ramës mesatarisht kanë qenë 3 – 5 miliardë lekë, pra rreth 50 milionë euro në vit dhe kanë qenë 2 apo 3 herë më të larta se paraardhësit e tij.
Pra, tani nuk mund të thuash që shirat ranë pak më tepër se zakonisht”, u shpreh Tafani.
PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT”
