ZJARRI NË "5 MAJ"/ Pas dy orësh, zjarrfikëset nisin hedhjen e ujit drejt kapanonëve të tregut (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 21:30
Vazhdon zjarri masiv që ka rënë në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 Majit", në Tiranë, ku prej më shumë se dy orësh flakët kanë përfshirë disa kapanone të tregut.
Zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vështirë për shkak të intensitetit të flakëve.
Pas rreth dy orësh përpjekjesh, forcat zjarrfikëse kanë nisur hedhjen e ujit për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset dhe forca policie.
Si pasojë e këtij zjarri, rikujtojmë se janë shkrumbuar rreth 200 dyqane të marra me qira.

