ZJARRI MASIV NË "5 MAJ"/ Drejtori i zjarrfikëses: Kemi izoluar vatrën e objektit nga ku nisën flakët, shkaku nuk përcaktohet ende...

Pas zjarrit masiv në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 Majit" në Tiranë, ka mbërritur në vendngjarje drejtori i zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Ai bëri me dije për mediat se puna po vijon për parandalimin e përhapjes së zjarrit. 

Goxhaj shtoi se kanë izoluar vatrën e zjarrit brenda objektit ku mendohet se ka nisur gjithë ky incident kaq i madh.

Ndërkaq, ai nuk la pa përmendur mbështetjen e forcave të policisë dhe të forcave të zjarrfikëses së Kamzës, Vorës dhe Elbasanit.

“Për shkakun e zjarrit do vijojnë oficerët tanë të parandalimit bashkë me policinë e Shtetit për të përcaktuar vatrën e zjarrit.
Siç e shikoni kjo është një zonë industriale, ku ka shumë kapanone dhe biznese të tjera dhe të gjitha këto kapanone dhe biznese janë të sigurta. Zjarri është lokalizuar vetëm të objekti ku rra në fillim.
Ishte ora e parë që ne luftuam me të gjitha forcat eliminonin mospërhapjen pro janë vetë materialet, në këtë objekt, gjithashtu dhe çatia e objektit që përcillte zjarrin nga një pjesë në pjesën tjetër. Mbas këtij momenti ne kaluan në izolimin e vatrës së zjarrit të ky objekt.
Duke rrethuar gjithë objektin me forcat nga shërbimi i zjarrfikësit të Tiranës, nga shërbimi i zjarrfikësit i Kamzës dhe i Vorës. Dhe nga Elbasani na kanë ardhur në ndihmë.
Gjithashtu kemi një ndihmë shumë të madhe nga Policia e Shtetit dhe policia bashkiake.
Nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizimeve, të cilët na furnizuan me ujë.
Një veçori tjetër është se shumë objekte uji i kemi shumë pranë këtu që po furnizohen mjetet tona. Sepse duke ditur materialet që janë aty brenda, komplet rroba dhe pajisje plastike, vatra e zjarrit bëhet shumë e rrezikshme për ta izoluar.
Kështu që ne kaluam në planin e dytë dhe izoluam gjithë objektin.
Kemi siguruar që kjo vatër zjarri mos të përhapet në objekte të tjera.”- tha ai.