VLORA NËN UJË/ Bujar Leskaj "i bashkohet" ekipit të Emergjencave Civile, monitoron përmbytjet në terren

Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj krah këshilltarit të PD Vlorë, Atird Hoxha kanë qenë në terren Novoselë.

“Këtu është pse qeveria, në mendimin tim, nuk pranon propozimin e PD-së, e grupit parlamentar për të shpallur fatkeqësi natyrore. Edhe ai ligji i 2019 mbi fatkeqësit natyrore, mbi mbrojtjen civile.

Edhe vendimi të gjithë ministrave në 2021, këto ngjarje parashikon. Për të mbrojtur pronën, bizneset dhe për t’i dëmshpërblyer. Këtu është enigma më e madhe.

Po si gjithmonë, papërgjegjshmëria është minimumi në këtë qeveri.”- tha deputeti i PD, Bujar Leskaj.