EDHE BORË, JO VETËM SHI! Ngricat krijojnë problemet e para. Policia: Përdorni goma dimri

Reshjet e dëborës u rikthyen në disa zona të vendit, ku ngricat për shkak të temperaturave të ulta kanë krijuar problemet e para. Shoferët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të lëvizin vetëm me mjete të pajisura me goma dëbore

Reshjet e dëborës u rikthyen dhe temperaturat shënuan rënie në disa zona të vendit krahas reshjeve të shiut që vijojnë.

Qarkullimi është vështirësuar në disa akset malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, si dhe në Rrugën e Arbërit, Rrugën e Kombit dhe Llogarajën, ku është e pranishme bora në rrugë dhe mjegull.

Reshjet e dëborës u rikthyen thuajse në të gjithë qarkun e Korcës, nga deri më tani nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Qafë Thana dhe nyjet e tjera kycce të lëvizjes janë të hapura.

Këto pamje ndërkohë vijnë nga rrugët e Qarkun e Dibrës

Në rrugët nacionale që lidhin Kukësin me Hasin, Peshkopinë, Pukën dhe Shishtavecin ka vështirësi për shkak të shtresave të akullit.

Reshjet e dëborës u rikthyen edhe në disa zona malore të qarkut të Elbasanit, kryesisht në Librazhd, nga ku raportphet për vështirësi, por jo emergjenca.

Dëborë pati edhe në akset Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë në Tiranë

Në qafën e Llogarasë në Vlorë, pati raportime për bllokime

Në qarkun e Shkodrës zona e Dukagjinit raportohet e bllokuar, ndërsa reshje dëbore janë shënuar edhe në Kukës e Tropojë.

Të gjithë këto zona përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve është i detyrueshëm për të shmangur aksidentet,  ndërkohë që Policia këshillon drejtuesit për kujdes të shtuar dhe  të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e forcave të rendit.