PO NDODH/ DIGJET “5MAJI”! Qytetarët: Na mori roja dhe erdhëm. Zjarri nisi nga kapanonet e reja dhe u përhap (FOTO+VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të enjteje tregun e rrobave të përdorura tek 5 Maji në Tiranë.

Sipas informacioneve, magazinat janë të mbushura me rroba dhe materiale tekstile, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Flakët kanë rënë në një zonë tepër të populluar, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

PO NDODH/ DIGJET “5MAJI”! Qytetarët: Na mori roja dhe

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Megjithatë, përmasat e flakëve dhe fakti që ngjarja ndodh në një zonë me interes të lartë ndërtimi ngrenë dyshime nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.

Në vendngjarje ndodhen disa mjete zjarrfikëse me autobot, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qytetarët deklaruan per "Ora News": Na mori roja dhe erdhëm. Zjarri nisi nga kapanonet e reja dhe u përhap!