MOTI DHE DËMET E TIJ/ BE dhe sateliti "Copernicus" monitorojnë përmbytjet në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 18:16
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve që po përkeqësohet në disa zona të vendit.
Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare ndodhet në kontakt me autoritetet shqiptare, duke ndarë informacion dhe pamje të përditësuara nga sateliti Copernicus.
BE, së bashku me Shtetet Anëtare, është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.
Autoritetet shqiptare dhe strukturat e emergjencës po vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në terren.
