VIDEO/ Vijon zjarri në tregun e rrobave në “5 maji”, evakuohen banorët e pallateve përreth

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset e zonës.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe po rrezikojnë seriozisht edhe disa biznese që ndodhen pranë tregut. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata mbetet e vështirë për t’u vënë nën kontroll.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymit të dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar nga banesat e tyre si masë sigurie.

Ndërkohë, policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë dhe po mban larg qytetarët, teksa në zonë janë grumbulluar shumë banorë të shqetësuar.

Autoritetet po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij dhe nëse ka persona të lënduar.