VIJON ENDE ZJARRI NË "5 MAJ" PAS DY ORËSH! Flakët ende nuk janë shuar, shkrumbohen 200 biznese (PAMJE)

VIJON ENDE ZJARRI NË "5 MAJ" PAS DY ORËSH! Flakët ende

Pas dy orësh nga përhapja e flakëve në kapanonet e tregut të rrobave të përdorura në zonën e "5 majit", zjarri jo vetëm që nuk është shuar por vijon të "përpijë" gjithçka që ndodhet brenda ambienteve.

Sipas informacioneve të përcjella për Ora News, raportohet se si pasojë e zjarrit janë djegur 200 dyqane të marra me qera nga tregtarë të ndryshëm.

Ndërkaq, zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe është mundësuar largimi i qytetarëve nga zona pranë zjarrit.

Pamjet reflektojnë dëmin e madh material, gjë për të cilën janë kërkuar zjarrfikëse nga Elbasani, Kamza dhe Vora për të dhënë mbështetje në shuarjen e zjarrit.