VIDEO/ Përmbytje masive në Gjirokastër! Përroi i Fiços vërshon në rrugë, "merr para" qytetarët dhe numrat e vitit të ri në qytet

Përmbytje masive janë regjistruar këtë pasdite edhe në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e motit të keq përroi i Fiços ka dlë nga shtrati duke përmbytur rrugët kryesore dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Sipas raportimeve, qytetarët janë detyruar të dalin në rrugë për të shpëtuar çfarë mundin, duke u përballur me vërshimet e mëdha të ujit, ndërsa situata më problematike raportohet në lagjen “18 Shtatori” dhe zona Muzeale.

Gjithashtu thuhet se kanë dalë nga shtrati edhe liqeni i Viroit dhe përroi i Çullës.

Qytetarët paralajmërojnë se, nëse reshjet vazhdojnë, situata mund të përkeqësohet dhe rreziku për jetën e tyre do të jetë edhe më i madh.