Situata problematike e motit në vend/ Proda: Mirënjohës për të gjithë punonjësitë e Policisë, kanë treguar gatishmëri

Shërbimet e Policisë së Shtetit në Durrës dhe në shumë zona të vendit janë angazhuar, për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe banorëve të rrezikuar nga përmbytjet si pasojë e motit të keq.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë, për të cilët u shpreh se gjatë gjithë ditës së sotme, janë gjendur në terren, duke treguar përgjegjshmëri, angazhim dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve.

Ai ka falënderuar gjithashtu qytetarët për dhjetëra mesazhe falënderimi dhe videot e dërguara në adresat e Policisë.

Mesazhi i plotë i Ilir Prodës:

Përkushtim, sakrificë, mirënjohje dhe respekt nga qytetarët ????

Shërbimet e Policisë në Durrës, e në shumë zona të vendit, me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të banorëve në rrezik nga përmbytjet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shpreh mirënjohje për punonjësit e Policisë, të cilët përgjatë gjithë ditës së sotme dhe vijojnë ende, kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim, sakrificë dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve, duke u ardhur në ndihmë si pasojë e motit shumë të keq, si dhe falënderon qytetarët që kanë dërguar në adresat e Policisë dhjetëra mesazhe falënderimi dhe video nga puna e punonjësve të Policisë në terren.

Në shërbim të qytetarëve, 24/7????????‍♂️????????‍♀️????‍♂️