Sa shanse ka opozita të bashkohet? Muçi: Rama e Berisha janë bashkë kundër Drejtësisë
Deputeti i dalë nga radhët e “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” i pyetur nga moderatorja Beti Njuma, foli mbi mundësinë e grupimit të të gjitha forcave politike në një të vetme të frontit opozitar.
Pse e keni kaq të vështirë të bashkoheni?
Redi Muçi: Sepse në radhë të parë duhet të përcaktohet se ndaj kujt po bëjmë opozitë. Nëse bëjmë një analizë të partive politike jo thjesht si sigla, por si interesa që përfaqësojnë, janë 3 pika që e dallojnë Lëvizjen Bashkë nga këto partitë e tjera.
Po bëhen 10 vite nga votimi në Kuvend i Reformës në Drejtësi dhe është sistemi i drejtësisë që e ka pothuajse deligjitimuar qeverinë e Edi Ramës.
Dhe po t’i pyesësh si Berishën dhe Ramën, ata në këtë moment kanë interes që ta shkrijnë fare SPAK-un. Dhe që këtu dalim tek Lëvizja Bashkë që është kundër kësaj.
Pra, kushdo që ka ardhur në pushtet në këto 35 vite ka qenë i lidhur me oligarkinë.
Qartazi këtë sistem e ka sostifikuar Edi Rama, por modeli është po i njëjti. Dhe arsyeja që Lëvizja Bashkë u kthye në parti politike është pikërisht për të kundërshtuar këtë sistem oligarkiko-politik.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

