Edhe "Veliera" bashkohet me detin/ Uji pushton "veprën" që kushtoi 11 milionë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 16:18
Reshjet e shiut kanë përmbytur gjithë qytetin e Durrësit. Kanalet e bllokuara dhe hidrovorë që punojnë me gjysme të kapaciteti pasi janë lënë në harresë dhe paratë e investuara kanë shkuar nëpër xhepa të ndryshëm zyrtarësh apo investitorësh strategjikë por jo për të bërë punë.
Në foton që po publikojmë është zona e Velierës në Durrës.
Është një objekt i cili që në nisje te tij hapi shumë debat. Dhe kur e shikon se si është katandisur sot ajo hapësirë e kupton që ata që e kundërshtuan shpenzimin e 11 milionë eurove për këtë “Vepër arti” kishin shumë të drejtë.
Sot as më varkë nuk kalojë dot tek Veliera e “famshme” e Durrësit.
