PËRMBYTJET NË DURRËS/ Ministri mbath çizmet, inspekton zonën e Spitallës: Hidrovoret janë në funksion (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, njofton se ndodhet në terren së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, për të ndjekur nga afër situatën pas reshjeve të dendura dhe prurjeve të lumenjve në zonë.

Sipas ministrit, hidrovoret po funksionojnë në kapacitet të plotë dhe punojnë pa ndërprerje, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.